Nga Shqipëria / E Diel 24 Janar 2021, 16:04

Vjen në jetë Ulfa, ish-banori i Big Brother bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i Big Brother, Elsamed Senaj është bërë baba për herë të parë ditën e djeshme. Partnerja e tij Klaudia ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë, Ulfa.

Lajmin e ka bërë të ditur Elsamedi, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto të vogëlushes së porsalindur, duke i zbuluar dhe portretin ëngjëllor.

“Sapo Zoti na bekoj me vajzen tonë, ULFA. Faleminderit Zot për këtë bekim kaq të madh, faleminderit jeta ime Klaudia për këtë dhuratë kaq të bekuar,
23, 01, 2021 ”21:00”. Si baba i ri sapo kam marr ndjenjen me të bukur në jeten time, bekimin me të madh. Dhe syte e mi shikojnë tjeter bote", ka shkruat Elsamedi krahas fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elsamed Senaj (@eli_g_senaj)