Nga Shqipëria / E Diel 24 Janar 2021, 16:04

Rudina Dembacaj tregon operacionin e vetëm që ka bërë në trup

Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë publikon pyetjet e ndjekësve duke iu përgjigjur me shumë sinqeritet.

Këtë herë një prej ndjekësve e ka pyetur moderatoren nëse ka operacione plastike në trup apo në fytyrë.

Rudina ka treguar se i vetmi operacion që ka është gjoksi, të cilin e ka bërë para 6 vitesh për arsye estetike. 

"Gjoksin, para 6 vitesh. Nga dobësimi, më ishte bërë për t’u futur në xhepa", shkruan Rudina.