Nga Shqipëria / E Diel 24 Janar 2021, 13:01

Po përflitej për ndarjen nga Patrisi, por Tuna qenka shtatzënë për herë të dytë?

Tuna dhe Patrisi kanë qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit pasi përflitet se i kanë dhënë fund martesës. Thashethemet nisën kur këngëtarja hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje Tuna hoqi Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Ndërkohë Patrisi i ftuar në "Soiree" pak ditë më parë, kur u pyet nëse është single apo në një lidhje, la të kuptohet se është ndarë. “Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire”, tha Patrisi.

Ndërkohë së fundmi Tuna është zhvendosur në SHBA dhe sipas emisionit ‘SHOWTIME’ arsyeja është sepse këngëtarja është shtatzënë përsëri.

‘SHOW TIME’ raporton se Tuna shkoi në SHBA pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta sjellë  në jetë fëmijën atje.

Sipas burimeve Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër.

Vetë këngëtarja nuk ka reaguar ende pas këtij lajmi.