Rudina Hajdari ishte e ftuar në "Shiko kush luan" së fundmi, ku gjatë sfidës "Ndaje ose haje", u vendos para një pyetje të sikletshme.

"Je duke mbajtur një lidhje në distancë me bashkëshortin. Ne sot jemi kuriozë të dimë cila ka qenë zënka juaj më e madhe për shkak të distancës dhe a ka kërkuar ndonjëherë bashkëshorti të heqësh dorë nga politika për t'u rikthyer në Amerikë", ishte pyetja për Rudinën.

Rudina u vendos në siklet megjithatë vendosi t'i përgjigjej pyetjes duke treguar se distanca bën që të kenë edhe zënka.

"Kam dikur te 3-4 vite që jam këtu dhe ne njihemi që kur kam qenë 16 vjeç. Kemi një lidhje shumë të gjatë, jemi martuar, kemi patur një lidhje në distancë kohët e fundit. Kemi patur zënkat tona, kuptohet dhe është një sakrificë shumë e madhe sepse kemi dhe vajzën. Jemi duke kaluar një moment shumë të vështirë. Por di të them se ai është një djalë dhe baba i jashtëzakonshëm dhe më përkrah e do më përkrahë gjithmonë", tha Rudina.
