Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Janar 2021, 17:05

'Çfarë pëlqen Marku te ti?', Rudina e thotë troç: Ai vdes për...

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media dhe nga publiku. Aktorja publikon shpesh foto pranë partnerit në rrjete sociale, të cilat i shoqëron me dedikime nga më të ndryshmet.

Së fundmi, Rudina ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës private dhe marrëdhënies me Markun.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur "Çfarë pëlqen më shumë Marku te ti?". "Nuk e di, mendoj se pëlqen shumë faktin që jam e drejtëpërdrejtë. Gjithashtu se përshtatem me çdo ambient, nuk e di, ai "vdes" për mua", ka replikuar Rudina.