Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 7 qytetarë kanë humbur betejën me Koronavirusin. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1310.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
