Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Janar 2021, 16:04

E fundit/ 291 vetëm në Tiranë, ja sa raste me Koronavirus u shënuan gjithsej

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 23 Janar 2021

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 3513 testime, janë zbuluar 786 raste të reja. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos.

Janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.