Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Janar 2021, 16:04

Pas lindjes, Shkurte Gashi shfaqet për herë të parë në publik

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë pak kohë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Mal.

Shkurtja është shumë e rezervuar rreth jetës private dhe e ka përjetuar në fshehtësi periudhën e shtatzënisë, duke mos u shfaqur publikisht me barkun e rrumbullakosur. 

Pak kohë pas lindjes së vogëlushit, këngëtarja është rikthyer sërish në Instagram. Ajo ka qenë e ftuar në festën e ditëlindjes së nipit të Shyhrete Behlulit dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale.