Aktorja shumë e njohur për publikun, Neslihan Atagul është diagnostikuar me një sëmundje e për shkak të saj është detyruar të largohet nga seriali "Sefirin kizi".

Neslihan ka humbur shumë peshë kohët e fundit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital javën e kaluar dhe u diagnostikua me kolit spastik.

Doktorët turq paralajmërojnë se gjendja e Neslihan është shumë serioze dhe se duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimin, duke përjashtuar ato që përmbajnë gluten.

Trupi im nuk është tolerant, kam nevojë për pak pushim”, tha aktorja.

Së fundmi në rrjete sociale janë publikuar dy foto që tregojnë gjendjen e saj shëndetësore.


