Nga Shqipëria / E Premte 22 Janar 2021, 19:07

Zihen keq për Tean Andi 1 dhe Andi 2 në 'Përputhen': S'ke punë ta ngacmosh

Puntata e sotme e "Përputhen" ka nisur me një debat të nxehtë mes Andit të parë dhe Andit të ri nga Kosova.

Ta është bërë molla e sherrit mes dy djemve. Andi i ri nuk heq dorë që ta bëjë për vete dhe thotë se nëse ajo do të heqë dorë nga Andi, atëherë do të bëjë çmos që të kenë diçka bashkë e pse jo të dalin të përputhur. 

Debati mes Andit 1 e Andit 2:

Andi 1 : Kush je ti? Je më trim që shprehesh kështu?

Andi 2: Unë s’jam kurrkush,  ti a po e thua vetë që jemi duke u njohur

Andi 1: Unë kshu e ndjej.

Andi 1: Mos përfito nga emisioni, nuk mund të ngacmosh ti një person që një tjetër pretendon ta ketë në krah. Pse e ngacmon?

Andi 2: Nuk po e ngacmoj, kam shprehur pëlqim ndaj saj.

Andi 2: Unë përderisa jam këtu jam single do të thotë që do të njoh.

Andi 1: S’mund të ngacmosh dikë që unë e kam në zemër.