Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se kanë humbur jetën 7 qytetarë. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1303.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
