Nga Shqipëria / E Premte 22 Janar 2021, 14:02

Vlora në alarm/ Mjekja: 6 në 10 qytetarë dalin me Koronavirus

Mjekja Erina Rapushi ka treguar për "Abc News" se muaji janar ka sjellë shtim të rasteve me Koronavirus në qytetin e Vlorës. Ajo është shprehur se kjo mund të ketë ardhur për shkak të festave, ku qytetarët kanë neglizhuar distancën fizike.

Mjekja ka shtuar se nga 10 telefonata që mbërrijnë në qendrën shëndetësore ku punon, 6 prej tyre dalin me Koronavirus.

“Të dyshuarit me Covid përveç ndihmës që kërkojnë tek urgjenca kombëtare, në Vlorë, ata i drejtohen edhe qendrave shëndetësore. Mesatarisht çdo qendër shëndetësore pret 10 telefonata. Nga këto 10, 60 % mund të rezultojnë covid pozitiv.

Për momentin kam 8 veta që po u I ndjek. Janë raste të lehta. Ne presim i japim këshilla dhe nëse këto simptoma vazhdojnë ato referohen për tampon. Kemi një shtim rasteve pas vitit të ri kjo ndoshta edhe për shkak të festave dhe mosruajtjes së distancimit social”, ka treguar ajo.