Prej kohësh rrjeti po zien nga lajmi i bashkimit të Mozzik dhe Loredanës. Ndonëse dyshja nuk e kanë pranuar me gojë publikisht, veprimet e tyre i kanë nxjerrë zbuluar. Dokumentari i Loredanës ishte prova që i duhej publikut për t'u bindur se ata janë sërish bashkë, e më pas dhe postimet në rrjete sociale.

Së fundmi, një tjetër lajm i ëmbël po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Fansat janë të bindur që reperja është shtatzënë për herë të dytë.

Shkak për këto aludime është bërë një video, ku Loredana shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
View this post on Instagram
Kujtojmë se dhe në nëntor të vitit që lamë pas u përfol se reperja ishte shtatzënë, por nuk ishte e vërtetë. Ndërkohë, për aludimet e fundit ajo nuk ka reaguar ende.




