Nga Shqipëria / E Premte 22 Janar 2021, 09:09

Pas 4 muajsh, Gigi Hadid zbulon më në fund emrin e së bijës

Para disa muajsh, çifti shumë i njohur dhe i komentuar në media, modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë. Gigi solli në jetë një vajzë, emrin e së cilës nuk e kishin zbuluar deri më sot.

Vetëm së fundmi, modelja ka zbuluar se emri i vogëlushes është Khai. Ajo ka shtuar në profilin e saj të Instagramit fjalët "Mamaja e Khai", duke i dhënë fund kureshtjes së fansave.

Kujtojmë se dyshja ende nuk e kanë zbuluar portretin e së voglës, por megjithatë nuk i kanë kursyer postimet e ëmbla pranë saj.