Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në Tiranë. Një çift janë grindur keq, si pasojë e xhelozisë. Shkak janë bërë Ana e "Përputhen" dhe këngëtari Sinan Hoxha.
Saimir Bakalli ka shkuar së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre në shtëpinë e vjehrrit. Konflikti ka nisur kur gruaja është shprehur se donte të shihte Sinan Hoxhën në televizor, pasi i pëlqente.
Bakalli ka ndjerë xhelozi dhe ka akuzuar të shoqen se kishte më shumë se pëlqim ndaj Sinanit. Debati ka vijuar më tej, kur ai ka komplimetuar Anën e "Përputhen", duke shkaktuar xhelozi te bashkëshortja.
Konfikti mes tyre ka përfunduar në dhunë fizike. Saimir Bakalli ka goditur gruan, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë. Vjehrri ka ndërhyrë për të ndarë çiftin, por është goditur nga dhëndri.
35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa e shoqja dhe vjehrri e kanë denoncuar në polici. Ai është arrestuar dy ditë më parë, ndërsa sot është dënuar me masën "arrest me burg", për dhunë në familje.
Burimi: "Ora News"
