Në puntatën e sotme të "Përputhen" u transmetua takimi i Mevlanit dhe Ledjanës, e cila u rikthye në program. Pas takimit, Andi kishte diçka për t'i thënë Ledjanës.

Ai tha se Mevlani i ka hedhur të gjithë poshtë për të dhe ajo së paku duhet t'i japë një përqafim, në shenjë respekti apo nëse vërtetë e pëlqen.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Ledjana: Unë nuk e bëj se po e kërkon ti, e bëj kur ta ndjej vetë. Ti the çou përqafoje
Andi: Po jo se po ta kërkoj unë, po për sa kohë e pëlqen një person dhe për sa kohë ai është zënë me të gjithë këtu për ty, për sa kohë na ka hedhur poshtë si çunave si gocave vetëm për ty, kaq gjë e meriton në shenjë respekti, se çfarë je duke bërë ti
Ledjana: Ai marrëdhëniet i ka pasur të prishura...
Andi: Vajzë e ke dashur a ke ndonjë vepër për të treguar që të pëlqen, apo ke vetëm llafe?
Ledjana: I bëj kur të dua unë veprat, jo kur të duash ti
Andi: Kur të duash ti, mbaroji emisioni
Ledjana: Le të mbarojë emisioni
Andi: Po pse erdhe?
Ledjana: Ti për çfarë ke ardhur këtu? Se na çmende...për se erdhe?
Andi: Për t'u përputhur
Ledjana: U përputhe, pse rri akoma këtu?
View this post on Instagram
