Ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve vendosi që mësimi në universitete të vijojë online, së paku dhe për një periudhë tjetër kohore.
Shefja e departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino tha se moshat e reja shërbejnë si transmetues të variantit të ri të Koronavirusit.
"Dua të them se me shfaqen e varianteve të reja qoftë në Angli apo variante të reja që janë shfaqur sot në shumë vende të botës në Afrikën e Jugut apo SHBA, është vënë re që mosha 15-24 vjeç dhe mosha e re, jo vetëm preken por shërbejnë si transmetues të këtij virusi në moshat e tjera.
Prandaj ky është një vendim jo i dëshirueshëm, por është një vendim që mbi këto fakte, është një vendim i cili duhet marrë për një kohë të caktuar”, tha ajo.
