Nga Shqipëria / E Enjte 21 Janar 2021, 16:04

Trump i shtang të gjithë: Joe Biden zbulon ç'shkruhej në letrën që i la para largimit

Ditën e djeshme, Joe Biden u betua si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Donald Trump nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, por megjithatë i la Biden-it një letër.

Presidenti i ri ka treguar për "CNN" se letra e Trump-it ishte shumë bujare, duke mos treguar të tjera detaje.

"Donald Trump më shkroi një letër shumë bujare. Meqenëse ishte private, unë nuk do të flas për këtë, derisa të flas me të. Gjithçka mund të them është se ishte bujare", është shprehur Presidenti Biden.

Sipas traditës moderne, presidentët në ikje shkruajnë një letër për pasardhësit e tyre dhe ua lënë në tryezën e Rezolutës në Zyrën Ovale. Letra e Trumpit dhe respektimi i traditës nga ana e tij i ka habitur të gjithë, pasi ai injoroi çdo element tjetër të një transferimi paqësor.