Nga Shqipëria / E Enjte 21 Janar 2021, 16:04

Selvija tregon unazën me diamant me të cilën i propozoi Shpati

Shpat Kasapi i dha fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, Selvije në fund të vitit që lamë pas. Lajmin e dha vetë Shpati duke publikuar dy foto nga fejesa e duke u shprehur shumë i lumtur për këtë hap të lidhjes së tyre.

Ndërkohë Selvija në foton e fundit të publikuar në Instagram ka treguar  unazën me gur diamanti, me të cilën Shpati i propozoi.

Shpati i ftuar pak kohë më parënë "E diell",i tregoi se jeton me Selvijen në shtëpinë e tij së bashku me të ëmën: “Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”.

“Gatuajnë të dyja, ndihem si sultan”, tha Shpati.

I pyetur nëse Selvija është xheloze, Shpati tha se nuk ka problem të tilla sepse ajo e mirëkupton profesionin e tij.