Nga Shqipëria / E Enjte 21 Janar 2021, 12:12

Itali/ 'Jam lodhur me izolimin', vajzat 14-vjeçare ia mbathin nga shtëpia

Dy vajza të moshës 14-vjeçare ia kanë mbathur nga shtëpia në zonën e Comos, Itali pasi ishin mërzitur nga izolimi, i vendosur në kuadër të parandalimit të koronavirusit.

“La Provincia di Como” raporton se alarmi për largimin e tyre erdhi nga dy baballarët që gjetën mesazhe nga vajzat e tyre.

“Jam lodhur me izolimin duke mos parë më miqtë e mi, po largohem”, shkruante njëra nga vajzat. Ndërsa shoqja e saj shkroi: “Unë dua të jetoj, më beso”.

Vajzat u zhdukën për 24 orë derisa u gjurmuan dhe u gjetën nga karabinierët. Të miturat u gjetën në zonën midis Como dhe Cantu. Para karabinierëve deklaruan se qëllimi i tyre ishte të shkonin në Milano ose në Liguria. Të dyja thanë se e kaluan natën në një park.