Të hënën në "Love Story", Enxhëll deklaroi largimin, një deklaratë e papritur pasi atë puntatë u transmetua takimi i saj me Saimirin që ishte shumë romantik.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, bukuroshja nga Gjirokastra ka treguar edhe arsyen se përse vendosi të tërhiqej nga emisioni. Enxhëll tregon se kur pa Saimirin teksa prekte duart me Redonën vuri re se ishin të njëjtat gjeste që ka bërë me të.
“Se di, më erdhi natyrshëm, ndoshta presioni i familjes. Më duket sikur po bëj një jetë tjetër, kam dalë nga vetja ime. Plus edhe takimet, pashë takimin e Redonës, të njëjtat prekje duarsh, të njëjtat përqafime. Nuk kishte diçka të veçantë nga i imi përveçse filmave romantik. Unë nuk jam një showgirl. Thjesht erdha për të gjetur dashurinë por… Me sa pamë edhe nga Saimiri nuk kishte ndonjë problem. Gjithsesi unë e falenderoj shumë Saimirin, falenderoj shumë edhe produksionin, shpresoj të kem dhënë më të mirën time”, u shpreh Enxhëll.

Dje Enxhëll reagoi edhe me një postim në Instagram ku tregoi se nuk dëshiron të jetë një showgirl.

"Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t'ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normal ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrësesi nuk mund të bëhesha një showgirl", shkruan Enxhëll duke falenderuar produksionin për mundësinë.
"Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet", përfundon Enxhëll.




