Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Janar 2021, 22:10

Habit Atdheu: Kam bërë burg për të dashurën

Në puntatën e sotme të "Përputhen", Atdheu rrëfeu historinë e tij të dashurisë. Ai tha se vajza që dashuronte, jetonte në një shtet evropian dhe kishte ikur pa letra vetëm për ta takuar. Atdheu rrëfeu se ka bërë dhe burg për këtë arsye.

“Kam pas ikur një herë pa letra në një shtet evropian pastaj u ktheva në Kosovë, ishin disa probleme siç janë shqiptarët me fjalë. I kishin thënë që ai është tip aventurier, ka pasur shumë goca. U dashurova në atë kohë dhe ia futa prap në të zezë, jam bërë copë copë këmbët gjak, kam bërë edhe burg kam ik e kam taku. Sa arrita erdhi ndarja”, tha ai.