Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Janar 2021, 18:06

E fundit/ Joe Biden betohet si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ditën e sotme është mbajtur ceremonia zyrtare e inaugurimit të Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Joe Biden është betuar betuar si president. Së bashku me të, është betuar dhe zv/presidentja Kamala Harris.

"Kjo është dita e demokracisë, dita e Amerikës", është shprehur Joe Biden, teksa ka bërë thirrje për bashkim forcash në të mirë të vendit.

"Unë do luftoj shumë, si për ata që më deshën, si për ata që nuk më mbështetën", tha ai.