Pak kohë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë "Arrest shtëpie" për këngëtaren Fjolla Morina. Ajo po qëndronte në një banesë me qira në Kukës.

Ditën e sotme, policia ka shkuar për kontroll në shtëpinë e Fjollës, mirëpo nuk e kanë gjetur aty. Si rrjedhojë kanë nisur hetimet.

Kujtojmë se këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë.
Burimi: "Abc News"




