Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Janar 2021, 16:04

'Hyra si vajzë e thjeshtë', Enxhëll flet për herë të parë pas largimit: Arsyeja pse u largova...

Të hënën në "Love Story", Enxhëll deklaroi largimin, një deklaratë e papritur pasi atë puntatë u transmetua takimi i saj me Saimirin që ishte shumë romantik.

Largimi i saj solli edhe shumë komente në rrjet e publiku ende ishte i paqartë mbi arsyet. Por sot Enxhëll ka reaguar me një postim në Instagram ku tregon se arsyeja e vetme ishte familja dhe fakti që nuk dëshiron të jetë një showgirl.

"Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t'ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normal ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrësesi nuk mund të bëhesha një showgirl", shkruan Enxhëll duke falenderuar produksionin për mundësinë.

"Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet", përfundon Enxhëll.