Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Janar 2021, 16:04

4 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vend, mes tyre një 37-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi. 

Përkatësisht, viktimat janë 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.