Ndonëse nuk priti inaugurimin, Presidenti Donald Trump i ka lënë një letër Joe Biden.

Një burim nga Shtëpia e Bardhë, tregon për CNN se përmbajtja e letrës nuk dihet ende.

Kujtojmë se një nga traditat moderne të Ditës së Inaugurimit për presidentët që largohen nga detyra është t’u shkruajnë pasardhësve të tyre një letër që ofron dëshirat dhe këshillat më të mira. Kjo zakonisht lihet në Tavolinën e Vendimit për të lexuar kur presidenti i ri hyn për herë të parë në Zyrën Ovale.

