Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Janar 2021, 14:02

Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Donald Trump është larguar ditën e sotme nga Shtëpia e Bardhë. Mediat amerikane raportojnë se helikopteri “Air Force One” me të cilin po largohen Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump zbriti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Teksa largohej Trump i tha gazetarëve se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin amerikan.

“Kemi kaluar katër vite të mahnitshme dhe kemi arritur shumë. Ne e duam popullin amerikan dhe ka qenë diçka shumë e veçantë,” tha Trump.