Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Janar 2021, 12:12

U largua papritur nga 'Përputhen', Ledjana merr vendimin: A do të kthehet sërish apo jo?

Ledjana Prenga, konkurrentja e re e “Përputhen” vendosi të largohet nga emisioni duke u shprehur se e kishte të vështirë të përballonte presionin dhe se nuk po e gjente dot veten mes konkurrentëve të tjerë.

Ledjana e quajti këtë largim një pauzë prandaj ndjekësit së fundmi e kanë pyetur nëse do të rikthehet sërish. 

“A do kthehesh në Përputhen? Je një vajzë shumë e mirë”, ishte pyetja drejtuar Ledjanës, e cila u përgjigj: “POO”.

Në një postim tjetër Ledjana pohoi se në pamjen e jashtme mund të duket e fortë, por përbrenda është shumë e ndjeshme prandaj i ka përjetuar keq sulmet ndaj saj në emision.

Sa për këngën që i dedikoi Mevlani, ajo shprehet se është surpriza më e bukur që ka marrë deri tani.