Nga Shqipëria / E Martë 19 Janar 2021, 21:09

Skandali rradhës/ Pacienti me Covid vdes, te Infektivi i grabisin paratë

Pas skandalit në spitalin Covid 2, ku sanitarja Tire Alldervishi i mori 8 milion lekë vajzës së një pacienteje, sot "Stop" ka denoncuar një tjetër rast. Këtë herë ka ndodhur në spitalin Infektiv ose Covid 1.

Djali i një 58-vjeçari me Covid, të shtruar në këtë spital, ka denoncuar se babait të tij i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol. Djali tregoi se para se të shtronte të atin në spital i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Dy ditë përpara se babai i tij të ndërronte jetë, nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofol.

Kur punonjësit e spitalit i kthyen sendet personale të babait kishin mbetur vetëm 2 mijë Lekë të vjetra dhe mungonin karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin. 

Denoncuesi: “I jam drejtuar emisionit Stop për një skandal që ka ndodhur tek QSUT, tek Infektiv 1. Më datë 22 është shtruar, në datë 23 unë kam folur me babain dhe tha jam mirë. Më datë 24 e ditët në vazhdim unë me babain nuk kam folur më, ja kanë marrë telefonin dhe nuk kam patur asnjë kontakt me babain. Dhe më datë 27 ka ndërruar jetë. Dhe erdhi funerali te shtëpia, bëmë adetin, pritëm e përcollëm njerëz, hapa gjërat personale të babait dhe aty shoh që në portofol mungonte karta e bankës dhe 200 mijë Lekë të vjetra që ka pasur në portofol. Unë ia kam vendosur babait tim 200 mijë Lekë në portofol dhe kur e kam hapur portofolin për të vendosur lekë, kam parë dhe kartën e bankës aty, por nga stresi që kisha nuk kam guxuar ta heq. Por kur humbi jetën, kam kontrolluar portofolin dhe shoh 2 mijë Lekë të vjetra dhe kartën e bankës dhe kodin që nuk ishte aty. Sendet e tjera, kartë identiteti dhe patenta aty ishin. Karta e bankës dhe passëord nuk ishin aty. Nuk më intereson sa lekë është vjedhur, mua më intereson gjesti që është bërë. Doktori, infermieri, pastruesja apo ku e di unë kush ka qenë aty, personali i spitalit… Kam marrë doktoreshën dhe i kam thënë i ka humbur babait karta e bankës dhe më ka thënë nuk është e drejta ime, mos m’i bjer më telefonit se po bëj shopping (pazar). Nuk është problemi im pse ia kanë vjedhur babait tënd kartën e bankës. Unë jam infermiere dhe kaq dhe ma ka fikur telefonin”.

Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari zbuloi se më datën 25 Dhjetor 2020, pra ditën kur pacienti ishte futur në intubim, nga një bankomat ishin bërë 3 tërheqje, nga 200 mijë Lekë të vjetra çdo herë, në total 600 mijë Lekë.

Në total, viktimës i kanë vjedhur 800 mijë Lekë të vjetra nga portofoli dhe nga bankomati.

Burimi: tvklan