Nga Shqipëria / E Martë 19 Janar 2021, 20:08

Kiara Tito feston ditëlindjen, por në festë nuk mungon as Butrinti

Mbrëmë, moderatorja Kiara Tito ka festuar 25-vjetorin e saj. Kiara kishte organizuar një festë ku kishte mbledhur miqtë e njerëzit e saj më të dashur, të cilët publikuan edhe foto e video nga atmosfera e krijuar.

Në festë nuk ka munguar edhe Butrint Imeri me këngët e tij e një prej videove të postuara nga Niko Komani, shfaqet Kiara duke kërcyer.

Në sfond është kënga "Për një dashuri" dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur. 

Moderatorja dukej shumë seksi me një fustan me dekolte të hapur e që i nxirrte linjat trupore.