Nga Shqipëria / E Martë 19 Janar 2021, 19:07

Super fanatik, Murati - Sindit: S’ka shans të veshësh të shkurtra me mua, koka në Stamboll

Në puntatën e sotme në "Përputhen" u transmetua takimi mes Sindit dhe Muratit. Gjatë takimit Murati tregoi se është shumë fanatik.

Murati: A vesh rroba të shkurtra?
Sindi: Po
Murati: S’ka shans nëse del me mua
Sindi: Po deri sa ti mbaj sipas teje
Murati: Deri poshtë gjurit
Sindi: Po në plazh?
Murati: Ka pishina të mbyllura
Murati: Po veshe shkurt, koka në Stamboll

Murati ka ndarë edhe mendimin e familjarëve të tij për Sindin. Ai u shpreh se ata nuk kishin kuptuar shumë nga takimi, për shkak të gjuhës, ndërsa shtoi se për Sindin thanë se është një vajzë e ëmbël, por pak e vogël në fizik.

“Po thanë që je e ëmbël, por pak e vogël kështu, si fizik”, tha Murati.