Nga Shqipëria / E Martë 19 Janar 2021, 15:03

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar, vuante nga një sëmundje e rëndë

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare veterani i gazetarisë Muharrem Ramabaja. Gazetari vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Muharrem Ramabaja filloi punën në “Zëri” në vitin 1977. Nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”.

Ramabaja ishte ndër themeluesit e LDK-së. Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.

Burimi: Telegrafi