Nga Shqipëria / E Martë 19 Janar 2021, 14:02

Do rrini para ekranit, zbulohen 3 super serialet e reja turke që ka blerë TV Klan

TV Klan ka blerë jo një, por tre seriale të reja që do të nisin shumë shpejt. Serialet e reja janë “Shtëpia ime, fati im”; “Amaneti” dhe “Kudo bashkë”

“Shtëpia ime, fati im”, nis nga 30 Janari me mbarimin e serialit "Lule të vetmuara". Në këtë serial të ri luajnë Ä°brahim Çelikkol që e njihni nga seriali “Dashuri Bardh e Zi” në rolin e Ferhat dhe aktorja Demet Özdemir, e njohu si Sanem nga seriali "Një puthje në errësirë". Seriali bazohet në një histori të vërtetë.

Nga 15 Marsi do të nisë një tjetër serial, “Amaneti”, një produksion i vitit 2020 me aktorët Halil Ibrahim Ceyhan, Sila Turkoglu, Berat Rüzgar Özkan, Gülderen Güler etj.

Kevser është rritur në një lagje të varfër, por kur ajo bëhet nuse e djalit të një familjeje të pasur, i ati vendos të ndërpresë të gjitha lidhjet me vajzën e tij, pasi nuk e miraton këtë martesë. Kur Kevser humbet burrin e saj, e gjen veten të bllokuar në rezidencë me djalin e saj 5-vjeçar Jusufin dhe nuk ka ku të kthehet. Një ditë ajo vdes tragjikisht gjatë një aksidenti dhe djali mbetet jetim, i vetëm në një pallat me njerëz intrigantë, ku i mungon dashuria.

Ndërsa seriali “Kudo Bashkë” nis nga 9 Prilli. Demir dhe Selin kërkojnë të marrin të njëjtën shtëpi, por duke qenë kokëfortë, të dy bëhen bashkëpronarë. Nuk do të mjaftonte vetëm shtëpia, por dikush do jetë edhe shefi i kompanisë.