Nga Shqipëria / E Martë 19 Janar 2021, 13:01

'Tradhton PD-në për PS-në', reagon e revoltuar Çiljeta

Së fundmi në media qarkulloi një lajm sipas të cilit Çiljeta ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës. 

“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, thuhej se kishte thënë Çiljeta, që mesa duket ka qenë lajm i rremë.

Përmes një postimi në Instastory këngëtarja ka sqaruar se kjo intervistë është shpikur.

“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”, shkruan Çiljeta.