Mbrëmjen e sotme në "Love Story", Enxhëll u shpreh se ka vendosur të largohet nga spektakli. "Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, tha ajo.

Opinionisti Robert Aliaj i kërkoi që ta rimendojë vendimin e saj, mirëpo vajza u shpreh shumë e vendosur. Po ashtu, Saimiri deklaroi se "as që bëhet fjalë" që Enxhëll të jetë sërish pjesë e emisionit nëse ndryshon mendje.

Roberti: Enxhëlli akoma nuk ka ikur ë...mos u nxito...mund edhe të ndryshojë mendje. Personalisht është një nga të preferuarat e mia, kam shumë dëshirë Enxhëll që të vazhdosh.
Saimiri: Njëherë e kthyem mbrapsht, herë të dytë nuk besoj...se i respektoj dhe vajzat e tjera shumë, prandaj as që bëhet fjalë.
