Nga Shqipëria / E Hënë 18 Janar 2021, 22:10

Pas takimit romantik me Saimirin, Enxhëll largohet nga 'Love Story' dhe tregon arsyen

Mbrëmjen e sotme në "Love Story" u transmetua takimi i Saimirit dhe Enxhëllit. Dyshja shkuan në kinema, ku panë një film romantik, folën për dashurinë dhe nuk i kursyen deklaratat romantike.



Enxhëll u përlot teksa fliste me 33-vjeçarin, i cili i tha: "Sytë e tu janë magjik, nuk ka nevojë të flasësh, se të kuptoj me sy".

Gjithçka shkoi shumë mirë, mirëpo pas transmetimit të takimit Enxhëll u shpreh se ka vendosur të largohet nga "Love story", pasi nuk mundet ta përballojë më situatën.

"Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, person i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, tha ajo.