Nga Shqipëria / E Hënë 18 Janar 2021, 19:07

Të shara dhe ofendime, plas keq sherri mes Fationit dhe Erisit në 'Përputhen' (Video)

Në puntatën e sotme të "Përputhen", Ledjana deklaroi se ka vendosur të largohet nga programi. Kjo nxiti debate të ashpra në studio, për shkak të të cilave u ndërpre dhe transmetimi.

Fationi dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar emisionit, shpërthyen keq ndaj njëri-tjetrit. Erisi tha se shkak për largimin e Ledjanës janë bërë ofendimet dhe injorimet që ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën. "Ju nuk e latë të tregohej vetëvetja, e sulmuat direkt", u shpreh ai ndër të tjera.

Ai u kundërshtua nga Fationi, i cili më pas u ngrit dhe shkoi drejt tij me tone të ashpra. Djemtë nuk i kursyen të sharat dhe ofendimet.
Konkurrentët e tjerë ndërhynë për t'i ndaluar./ "Top Channel"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)