Ditën e djeshme në "Përputhen Prime", Ledjana reagoi ashpër ndaj produksionit. Në emision u transmetua një pjesë e takimit të saj me Mevlanin, kur mendonte që kamerat ishin të fikura.

Ledjana e konsideroi "futje pas shpine nga produksioni", faktin që kamerat po xhironin kur takimi i tyre kishte mbaruar. Nisur nga kjo, moderatorja Bora Zemani i tha pse qëndron në emision me këto akuza.

Në puntatën e sotme të "Përputhen", Ledjana deklaroi se ka vendosur të largohet nga programi. Melisa i kërkoi ndjesë nëse debatet e shumta mes tyre, e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.



