Noizy disa ditë me parë ka publikuar këngën e tij më të re “1 herë e mirë (Vaksina)”, qe i dedikohet të gjithë kundërshtarëve të tij. Kjo këngë vazhdon të ketë një sukses të madh dhe vetëm brenda dy ditëve ka arritur rreth 2 milion klikime në Youtube.
Noizy në këngë shprehet se i konsideron kundershtaret peshq të vegjël ndërsa veten balenë.
I pari qe ka reagyar ka qenë Big Kik i cili i bëri “diss” disa javë më parë në “Gjoni Black”.
Big Kik përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar: “S’ka reklamë të keqe. Shkoni dhe shpërndani ca dashuri”.

Por nuk ka munguar as reagimi i reperit Stresi i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehjet se nuk ka ndërmend të bëjë “diss-e” , por do thotë fjalën e fundit së shpejti.
“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd se jemi rrit, por meqë doni realitet, po realitet priteni. Po foli i fundit,” shkruan Stresi.

