Nga Shqipëria / E Diel 17 Janar 2021, 22:10

Andi rikthehet në Përputhen dhe i thotë të gjitha, nga çështja Melisës te krisja me Tean

Pas shumë ditësh mungesë Andi është rikthyer sot në Përputhen "Prime". I pyetur nga Bora për arsyen e mungesës së tij të gjatë, ai tha se ka qenë i zënë dhe pak paqejf.

“Mungova se ngela pak prapa se pata investuar diku. Përveç se isha i zënë dhe kam qene pa qejf”, tha Andi.

Prandaj refuzove te flasësh me produksionin?

Po se mendova që s’ishte e nevojshme

Po për foton me Melisën çfarë do thuash ?

po e kam parë, mendoj që njerëzit kanë qejf të merren me llafe. Po gjërat u panë dhe u vërtetuan.

Gazetarja Elona Duro, e pranishme në studio, tha se ka patur dyshime se ka patur një krisje të marrëdhënies së tij me Tean dhe se ka patur realisht një takim të Andit me Melisën.

Por i pyetur nëse ka patur vërtetë një krisje me Tean, Andi tha prerë: “Kurrë, nuk bëhet fjalë”

Ndërsa Tea u përgjigj: “Jo, unë e kam sqaruar, ne kemi komunikuar vazhdimisht, vetëm që nuk jemi parë këtu në emision”.