Nga Shqipëria / E Diel 17 Janar 2021, 17:05

Plas keq debati, Ana e 'Përputhen' - Bledi Manes: Pse kur femra quhet k*rvë rëndohet?

Tema e sotme në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell” ka ngjallur shumë debat. Të ftuarit duhet të flisnin për paragjykimet dhe shkeljen e të drejtave për shkak të seksizmit.

Gjatë momentit kur po fliste, Bledi Mane u çua në këmbë e pas tij edhe Ana 1 e Për’puthen, e cila e kundërshtoi: “Pse kur i thonë një femre 'ti je ku*vë' rëndohet, kurse kur i thonë një mashkulli 'ti je ku*var' ai i bie gjoksit dhe thotë 'po unë jam'?”

"Po kur i thonë një mashkulli është i paaftë në shtrat, direkt e quajnë homoseksual", përgjigjet Bledi me pyetje.

"Është tjetër gjë ajo, më thuaj çfarë po të pyes. Më jep përgjigje!", këmbëngul Ana.

Ndërkohë, ajo përmend një nga rastet e seksizmit: “Kam qenë duke parë trotuarin dhe një nga prezantueset, më pëlqeu thashë sa femër e artikuluar. Dhe një shoku im tha e kanë marrë sepse thjesht është e bukur“.