Nga Shqipëria / E Diel 17 Janar 2021, 16:04

Pas 'Përputhen', Lulzimi sërish në kërkim të dashurisë në një tjetër emision

Me siguri të gjithë e mbani mend Lulzim Jasharin, një nga konkurrentët e sezonit të parë të "Përputhen". Lulzimin do e shihni sërish në ekran, pasi ai ka vendosur të bëhet pjesë e një tjetër show.

Duke qenë se nuk e gjeti dashurinë në "Përputhen", ai po e kërkon atë në emisionin e ri "It's My love", që transmetohet në Kosovë, ku vajzat njihen me djemtë.

"Emisioni këtu më duket shumë real dhe jam shumë i kënaqur", tha Lulzimi.