Nga Shqipëria / E Diel 17 Janar 2021, 15:03

Djali vë në siklet bashkëshortin e ish-deputetes: A ke pasur shoqe para se të njihje mamin?

Në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ishin të ftuar ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri, bashkëshorti i saj Henrik Zotaj dhe djali i tyre Kevin. 

Kevin vuri në siklet të atin duke e pyetur atë nëse ka pasur ndonjë shoqe tjetër para se të njihte të ëmën. Zotaj u përgjigj se ka pasur dhe shoqe të ngushta, por më pas ka njohur Oriolën e cila është gjithçka për të.

Pjesë nga biseda në studio: 

Kevin: A ke pasur ndonjë shoqe tjetër para se të njihje mamin?

Oriola Pampuri: Po pse mo i bëhen këto pyetje babit para syve të mamit?

Kevin: Po.

Henrik Zotaj: Në kohën time dhe të xhaxhi Ardititi…

Ardit Gjebrea: Po mua pse më përfshin?

Oriola Pampuri: Jo mos e përfshi xhaxhi Arditin sepse ai i është përgjigjur asaj pyetje.

Ardit Gjebrea: Po fiton kohë babi.

Henrik Zotaj: Në kohën time, këtyre që i thua ke pasur ndonjë të dashur më përpara…

Oriola Pampuri: Shoqe tha, të lutem…

Henrik Zotaj: Sigurisht që kam pasur shoqe të ngushta, por pasi kam njohur mamin, shoqe e ngushte, e dashur, bashkëshorte, mike, gjithçka për mua ka qenë mami dhe unë do isha shumë i lumtur nëse t’i dhe Endi të gjenit një shoqe të ngushtë kështu siç kam gjetur unë mamin, kaq të mirë dhe të sjellshme.

Burimi: "tvklan.al"