Nga Shqipëria / E Diel 17 Janar 2021, 12:12

Sokol Balla jep lajmin e ëmbël: Jam bërë baba për herë të tretë, ja gjinia dhe emri i foshnjës

Gazetari i njohur Sokol Balla ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin "Fit Station", me Çenkuela Hasën. Si rrallëherë, ai ka folur për jetën jashtë ekranit, duke zbuluar një lajm të madh.

Balla rrëfeu se ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të tretë një muaj më parë. Familjes së tyre i është shtuar një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Brooklyn.

"Jam babai që mundohet t'iu plotësojë fëmijëve çdo dëshirë. Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë më duket vetja i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im me tre fëmijë, është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur. Anoj te babai që i llaston fëmijët. Fëmija i tretë sapo ka bërë një muaj. Është vajzë, emri Brooklyn", tregoi gazetari. Lajmin e ëmbël ai e kishte mbajtur të fshehtë për kaq shumë kohë.