Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Janar 2021, 22:10

Shqipja tha se i ka lek borxh, flet Mevlani: Për klipin i dhashë...

Pak kohë më parë përmes një postimi në Instastory, Shqipja deklaroi se Mevlani i ka para borxh. Menjëherë u aludua se bëhej fjalë për paratë e klipit të Mevlanit "Love Story", ku Shqipja ka qenë protagoniste.

"Mevlani të më japë njëherë borxhin që më ka, se sa herë më kujtojnë Mevlanin më kujtohen eurot që s'kam marr akoma", shkruante ish-konkurrentja e "Përputhen".

Mirëpo së fundmi në një intervistë për rubrikën "After Party" nga Luana Vjollca, Mevlani ka folur për herë të parë rreth kësaj.

"Shqipes për klipin i dhashë asgjë", shprehet ai.