Prej kohësh rrjeti po zien nga lajmi i bashkimit të Mozzik dhe Loredanës. Ndonëse dyshja nuk e kanë pranuar me gojë publikisht, veprimet e tyre i kanë nxjerrë zbuluar. Dokumentari i Loredanës ishte prova që i duhej publikut për t'u bindur se ata janë sërish bashkë, e më pas dhe postimet në rrjete sociale.

Siç dihet, çifti janë prindër të një vajze të quajtur Hana, e cila i ka bashkuar akoma më shumë. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha! Që një marrëdhënie të funksionojë dy njerëz duhet të kuptojnë dhe të falin njëri-tjetrin. I këtij mendimi është dhe Mozzik-u, i cili ka publikuar një shprehje në Instastory.

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, shkruhet në postim. Me këtë shprehje, Mozzik ka lënë të kuptohet se kështu është pajtuar dhe bashkuar me Loredanën. Ata kanë gjetur faljen dhe janë kuptuar me njëri-tjetrin.




