Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Janar 2021, 14:02

Merret vendimi: Ja çfarë do të ndodhë me mësimin në universitete

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e Koronavirusit në vend. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se numri i të shtruarve në spitale dhe numri i rasteve të reja është rritur.

“Në spitalet Covid ka rritje të shtrimeve, nuk jemi në situatë alarmante , por tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar. Në 14 ditët e fundit pacientët kanë pësuar rritje. Edhe për rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive  ka pasur rritje", tha Manastirliu.

Si rrjedhojë, ajo deklaroi se mësimi në universitete do të vazhdojë online, deri në një njoftim të dytë.