Arbana nuk postoi foto me barkun e rrumbullakosur para lindjes së Diellit duke i lënë të gjithë kuriozë si dukej me barkun e rrumbullakosur. Por sot moderatorja tregon se ka patur një arsye shumë të fortë pse ka vepruar kështu.

"Nuk më pëlqen ta ndaj shtatzëninë në rrjetet sociale pasi kjo mund të ndikojë në shumë gra që fatkeqësisht kanë probleme me fertilitetin dhe e di sa e dhimbshme mund të jetë”, ka shkruar Arbana.

Në postimet e rradhës ajo ka treguar dhe se Joni nuk është dhe shumë xheloz për vëllain dhe është kujdesur t'i kushtojë të dyve sa më shumë kohë.


Arbana ka treguar gjithashtu se Eduarti e ndihmon me Diellin duke postuar edhe një moment të ëmbël ku ai shfaqet me vogëlushin në krahë.




