Reperi i njohur Getinjo është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai publikon vazhdimisht foto apo video nga më të ndryshmet, të cilat marrin komente të shumta nga ndjekësit.

Së fundmi, një ndër ta e ka cilësuar reperin si mendjemadh. "Edhe ti ke qenë njeri i thjeshtë kur s'ke pas pare shum, sa bane pare je ba menemadh", i ka shkruar ndjekësi.

Getinjo nuk ia ka kursyer një përgjigje duke u shprehur se nuk është mendjemadh, por mendje-shumë. "S'jom menemadh, jom MeneShumë", ka replikuar reperi.





